E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Peqin/ Punëtori i pastrimit përplaset nga furgoni i udhëtarëve gjatë punës

Detaje tronditëse kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, ku viktima Kadri Dedej, punonjës pastrimi humbi jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja ndodhi kur një furgon udhëtarësh u përplas me automjetin e mbeturinave e cila drejtohej nga Baftjar Debrova, teksa Dedej ndodhej i ndalur anës rrugës për kryerjen e punës së zakonshme të pastrimit. Si pasojë e përplasjes së fortë, punonjësi i pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës, u godit për vdekje, duke pësuar dëmtime të rënda dhe fatale në trup.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se trupi i viktimës është copëtuar nga goditja.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi identitetin e viktimës apo të drejtuesit të furgonit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›