E Premte, 6 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Humelicë.

Mësohet se viktimë ka mbetur Hëna Maxhalaku, rreth moshës 62-vjeç. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›