E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Katund Sukth–Fllakë, arrestohet 29-vjeçarja

Aksident me pasojë një të vdekur në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Katund Sukth-Fllakë dhe viktimë ka mbetur një 69-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Ndërkohë është arrestuar drejtuesja e automjetit, një 29-vjeçare me inicialet Xh.Ç.

“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital“, njofton Policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›