E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, 62-vjeçari përplaset nga makina, arrestohet shoferi

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka përplasur me makinë një 62-vjeçar.

Policia njofton se 62-vjeçari sapo zbriti nga një mjet tjetër në rrugë është përplasur nga makina.

Fillimisht ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të lëndimeve të marra, ndërroi jetë.

Shoferi 47 vjeçar me iniciale F.P u arrestua nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

“Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›