E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje te “Pushimi i Shoferit”, makina përplaset me motoçikletën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Krutje. Një motoçikletë është përplasur me një mjet tip Volkswagen Caddy, i cili po kthehej për në banesë. Sipas informacioneve paraprake, motoçiklisti dyshohet se ka tentuar një parakalim, çka ka sjellë përplasjen fatale.

Drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të marra.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po disiplinon trafikun dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›