E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Berat, makina përplaset me motorin, humb jetën 1 person

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë (4 maj) në Olltak të Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka humbur jetën drejtuesi i një motori shtetasi A.A., 60-vjeç.

Bëhet me dije se drejtuesi i motorit është përplasur me një automjet e si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë rrethimin e zonës, si dhe për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të plota.

Lajmi në përditësim…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›