E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Dhërmi-Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen 4 persona

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi të shtunën në fshatin Dhërmi.

Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur mes tyre përgjatë aksit rrugor në zonën e Dhërmiut.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet e ambulancës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Burime nga stafi mjekësor i spitalit bëjnë të ditur se të katër të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre po stabilizohet.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet paraprake. Ekspertët po kryejnë matjet e nevojshme dhe veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit si dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›