E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Dibër, makina përplaset me furgonin, plagosen babë e bir

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Maqellarë-Peshkopi, në zonën e quajtur “Grevë”, ku kanë mbetur të plagosur babë e bir.

Gazetari Elvis Hila duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për RTSH se automjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonin babë e bir, duke lëvizur nga Peshkopia në drejtim të Maqellarës, ka dalë nga rruga duke kaluar në kahun e kundërt dhe është përplasur me një furgon.

Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Dibrës, Ylli Melani, 70 vjeç, dhe Alban Melani, 36 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë nisur drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›