E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Durrës, lëndohen 3 persona

Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e kësaj të diele në Durrës.

Automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›