E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier/ Makina përfundon në kanal, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e Spitalit Memorial në Fier.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.

Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë për mjekim në spitalin rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›