E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, njëra prej tyre përfundon në kanal

FIER- Një aksident rrugor ndodhi pasditen e së mërkurës në “bypass”-in e Fierit pranë spitalit Memorial.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›