E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Gazetarja Laureta Roshi raportoi për RTSH se aksidenti ka ndodhur në fshatin Darëzezë, në segmentin e ri rrugor që lidhet me by-pass-in.

Paraprakisht mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor dhe një person ka humbur jetën.

Dyshohet se i vdekur ka mbetur drejtuesi i mjetit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identitetit të viktimës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›