Aksident në Fushë-Krujë, përplasen 3 automjete, humb jetën një 19-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (25 shtator) në Fushë-Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”, ku janë përplasur tre automjete.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjetet drejtoheshin nga shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., dhe 19-vjeçari me inicialet L.Z..
Si pasojë e përplasjes, dy drejtuesit, B. D. dhe E. Sh., kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, 19-vjeçari, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka marrë plagë të rënda dhe, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
/rtsh.al/