E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Ishull-Lezhë, përplasen tre makina, dy të lënduar

Një aksident rrugor është shënuar mengjesin e kësaj të marte në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.

Tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë dy persona mbetën të lënduar dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një tjetër mjet që po lëvizte ne drejtim te Lezhes.

Një automjet i tretë u përfshi në përplasje pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”.

Policia Rrugore mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›