E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Korçë, automjeti përplas të moshuarën

Aksident me një të plagosur në bulevardin “Gjergj Kastrioti” të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gura”. 74 vjeçarja, banore e këtij qyteti ka qenë duke kaluar nga njëri trotuar në tjetrin kur është përplasur nga një mjet duke e lënë të plagosur por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Në këtë bulverard dhe here te tjera ka patur aksidente ngjashme, në kushte kur edhe sinjalistika është e pamjaftueshme në gjatësinë e këtij segmenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›