E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Krumë/ Makina del nga rruga, plagosen babë e bir

Rreth orës 20:25, në fshatin Zahrisht, shtetasi L.M., i cili udhëtonte së bashku me babain e tij shtetasin I. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit dhe babi i tij, janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›