E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, humb jetën 56-vjeçari

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 një aksident me vdekje ka ndodhur tek mbikalimi Ishull-Lezhë.

Një makinë tip Benz me drejtues M.M., është përplasur me një motomjet me drejtues Pavlin Ndoj, 56 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Ndërsa drejtuesi i makinës M.M., është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›