Aksident në Lushnjë, shoferi humb kontrollin, makina përplaset me bordurën

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë rreth rrotullimit të Grabjanit në Lushnjë. Mësohet se një automjet është përplasur me bordurën e betonit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë si dhe mjegullës dhe është përplasur me trafikndarësen. Makina ka pësuar dëmtime të shumta, por vetë drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes.