E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Memaliaj/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

MEMALIAJ- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Memaliajt.

Një 24-vjeçar ka humbur kontrolli e automjetit duke u përplasur me një mjet tjetër, të parkuar anash rrugës.

Sipas policisë, dy pasagjerë kanë marrë lëndime dhe janë transportuar për ndihmë në spitalin e Gjirokastrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›