Aksident në Pogradec, mjeti përplas këmbësoren, dërgohet menjëherë në spital

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.
E aksidentuara është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit bashkiak të Pogradecit.
“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv