E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Radhimë, automjeti përplas motorin

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në zonën e Radhimës. Një automjet ka goditur një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i këtij të fundit.

Ai është  dërguar në spitalin rajonal të Vlorës  për të marrë  ndihmën mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës. Policia po heton shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›