E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, 3 të plagosur/ Siguracionet që aktivizohen në raste të tilla

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Golem.

Një mjet tip ‘Volkswagen Golf’ ka goditur nga pas një zetor. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe mjeti bujqësor është shtyrë për dhjetëra metra nga “Golfi”.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy persona që udhëtonin me “Golf”-in.

Çfarë duhen ditur nga siguracionet?

Siguracioni i parë që aktivizohet, në këtë rast, TPL-ja, aktivizohet në rastin e mjetit shkaktar. Këtu nevojitet rezultati i ekspertizës, për shkak se TPL-ja që aktivizohet për mbulimin e dëmit në palë të treta, material dhe jo material, është ajo e mjetit shkaktar. Në rastin konkret ka edhe një pasagjere të plagosur.

Pasagjerja e plagosur, kudo pastë qenë në ndonjë nga dy mjetet e përfshira në aksident, si në mjetin shkaktar si në mjetin e dëmtuar, për trajtimet e saj mjekësore mbulohet nga siguracioni TPL.

Për dëmet materiale në mjetin shkaktar, duke qenë se automjeti është përfshirë në aksident në lëvizje, mjet me mjet dhe në rrugë automobilistike, në këtë rast, nëse do të ishte blerë si policë, do të ishte aktivizuar edhe MINIKASKO. Sigurisht, edhe siguracioni KASKO mund t’i mbulonte ato dëme.

Një siguracion i tretë, që do të aktivizohej nëse do ta kishte, do të ishte SIGURIMI I AKSIDENTEVE PERSONALE. Sigurimi i aksidenteve personale do të mbulonte trajtimet shëndetësore te shoferi shkaktar deri në vlerën 1 mijë euro. Si edhe, në rast të humbjes së jetës ose të paaftësisë së përhershme, ky lloj siguracioni do të dëmshpërblente deri në 30 mijë euro si vlerë, shkruan sigurime.online

LEXO EDHE: MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›