E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Rrugën e Kombit/ Makina përfundon 100 metra poshtë rrugës, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit

Një automjet me targa të Kosovës, i cili drejtohej nga një trajner futbolli me banim në komunën e Vushtrrisë në Kosovë, doli nga rruga në kthesën më të fortë të Rrugës së Kombit në fshatin Pobreg të Kukësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të kësaj mbrëmjeje, teksa qytetari nga Kosova po udhëtonte drejt Tiranës. Papritur ka humbur kontrollin duke u përplasur me gardëlen anësore e duke rënë rreth 100 metra poshtë rrugës. Fatmirësisht makina nuk është përmbysur dhe drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të mirëmbajtjes së rrugëve për të bërë procedurat e nevojshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›