Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën te sheshi “Demokracia”, i plagosuri në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, në sheshin qendror “Demokracia”.
Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shkodrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili në ato momente po lëvizte me biçikletë.
Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i biçikletës është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Autoritetet konfirmojnë se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij aksidenti.
/rtsh.al/