E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Shkodër, përplasen dy mjete/ Humb jetën 83 vjeçari

Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gjon Nikaj, 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gjon Nikaj, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›