E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në ‘Shkozet-Plepa’/ I riu përplas për vdekje 81 vjeçarin

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›