E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë, përplaset për vdekje këmbësorja, shoqërohet shoferi i makinës

Një aksident falat është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne (1 dhjetor) në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një 49-vjeçare është përplasur nga një automjet tek ish-sheshi Shqiponja.

Si pasojë e plagëve të marra, 49-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit 30-vjeçari D.M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›