E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë, raportohet për të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të kryeqytetit.

Sipas burimeve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar të lënduar.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›