E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, 34-vjeçari humb jetën pasi makina doli nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Panaja–Novoselë, shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me një mur.

34-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›