Aksident në Vlorë/ Një automjet përplas motorrin, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motorr. Si pasojë, është dërguar me urgjencë drejt spitalit drejtuesi i mjetit motorrik.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al