Aksident në Vlorë, automjeti përplas monopatinën, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme, 18 gusht, në bulevardin “E Ri” në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar përkohësisht aksin ku ndodhi përplasja.
Ndërkohë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/