E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me murin, humb jetën në spital drejtuesi 34-vjeçar

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Gazetarja Afrovita Hysaj raportoi për RTSH se aksidenti ndodhi rreth orës 11:10, në aksin rrugor Panaja-Novoselë, në vendin e quajtur “Shamogjin”, ku automjeti me targa AA668LB, me drejtues shtetasin A.H., 34 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor rrethues të një banese.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit është dëmtuar dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por me gjithë ndihmën e bluzave të bardha nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Panaja-Novoselë”, shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Shtetasi A. H. është dërguar në spital, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›