E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, shoferi i “Golf-it” përplas këmbësoren, më pas goditet nga “Audi”

Një aksident u regjistrua ditën e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet i llojit “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha.

Pas goditjes, Golf-i u përplas me një tjetër automjet të tipit “Audi”.

Këmbësorja ka marrë plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i dhanë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.

Gruaja është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›