E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Bradashesh-Peqin, një viktimë. Shoqërohet drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, ka përplasur 70-vjeçarin Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, i moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Elbasan. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është nisur drejt Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë transportit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi 18 vjeç është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›