Aksident në aksin Divjakë–Lushnjë- Mjeti bujqësor përplaset me motomjetin, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjesin e kësaj të hëne (23 mars) në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë. Sipas njoftimit të policisë, një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, dhe një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç janë përfshirë në aksident.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, I. D., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, M. M., në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/