E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin “Ersekë-Korçë”, çifti i bashkëshortëve të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku një automjet është përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i makinës, E.I., dhe pasagjerja, Xh.I., të dy janë lënduar.

Ata janë nxjerrë nga makina dhe janë transportuar në spitalin e Korçës me ndihmën e ambulancës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›