E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier–Kallm, kamioni përfundon në kanal

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës. Një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë arritur të dalin nga mjeti, duke pësuar vetëm dëmtime të lehta. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›