E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, makina përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, një shtetas ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjeti është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›