Aksident në aksin Korçë – Ersekë, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Korçë – Ersekë.
Shoferi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është përmbysur anës rrugës. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona.
Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/vizionplus.tv