E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, automjeti përfundon disa metra larg rrugës, plagosen shoferi dhe një e mitur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në rrugën Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.

Një makinë për arsye ende të paditura ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” disa kilometra larg rrugës duke përfunduar në një parcelë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi dhe vajza e tij 16-vjeçare.

Njoftimi policisë

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Pirg, shtetasi M. Xh ., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›