Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Gazetarja Laureta Roshi raportoi për RTSH se aksidenti ndodhi rreth orës 09:40 pranë fshatit Varibop.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volksëagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanalin anësor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.