Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, furgoni përplaset me një makinë

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi.
Sipas informacioneve paraprake, një fugon është përplasur me një makinë.
Ende nuk dihet numri i personave të lënduar. Nga përplasja raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, shtetasit Ylli Melani dhe Alban Melani, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy autoambulanca, ndërsa policia ka mbërritur për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin në këtë segment rrugor.