E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Mbreshtan-Pashalli/ Kamionçina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagosen shoferi dhe 3 pasagjerët

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin Mbreshtan-Pashalli.

Shoferi i një mjeti tip Xhip Kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në përrua.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rezervuari”. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka, 59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të.

Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›