Aksident në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën një 58-vjeçar

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 20:30 në aksin Peqin-Elbasan, ku një automjet që drejtohej nga një 61-vjeçar ka aksidentuar 58-vjeçarin, këmbësor. 58-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/