E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur, përfundojnë në spital (VIDEO)

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të lënduar 6 persona, nga 3 në secilën makinë.

Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›