E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës/ 8 persona të lënduar

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt.

Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›