Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 3 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Tepelenës, në aksin Tepelenë-Memaliaj, ku dy automjete u përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas të dhënave të para, rreth orës 16:30, një automjet i markës Volkswagen dhe një tjetër i tipit Citroen u përplasën, duke shkaktuar lëndimin e tre personave.
Të plagosurit janë drejtuesit e të dy automjeteve si dhe një pasagjer që po udhëtonte në njërin prej tyre.
Forcat e Policisë së Tepelenës dhe shërbimet e emergjencës së spitalit rajonal shkuan menjëherë në vendngjarje.
Të lënduarit u dërguan në spital për trajtim mjekësor, ku po marrin ndihmën e nevojshme.
/rtsh.al/