E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferi

Nje aksident me makinë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Vlorë – Fier, pranë Pusit të Mezinit.

Një mjet tip BMV teksa ishte duke ecur nga Vlora në drejtim të Fierit ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Raportohet se shoferi u transportua në Spitalin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›