E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Një aksident i rënde ka ndodhur në rrugën Vlorë – Selenicë në afërsi të fshatit Qishbardhë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një kamionçinë dhe një veturë e llojit Audi A3.

Dy automjetet janë përplasur përballë ku një prej personave pasagjerët në Audi ka mbetur i lënduar rëndë dhe është transportuar ne drejtim të spitalit të Vlorës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për rastin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›