Aksident në aksin e vjetër Fier–Vlorë, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një këmbësor

Aktualitet | 13 minuta më parë
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër që lidh qytetin e Fierit me Vlorën, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Gjatë humbjes së kontrollit nga mjetet e përfshira në aksident, njëra prej tyre “ka përplasur një këmbësor i cili ka mbetur i lënduar”.
Personi i dëmtuar “është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore” nga ekipet e emergjencës.
Menjëherë pas njoftimit, “shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po kryejnë veprimet procedurale”, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të përplasjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.